Haradinaj u bën apel qytetarëve dhe Policisë për kujdes e siguri në trafik

Aktuale July 08, 2018 - 19:38
Lexoni më shumë detaje

Edhe kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të familjes që humbën jetën tragjikisht pesë anëtarë në një aksident trafiku në magjistralen Duhël-Suharekë, përcjell “Zeri.info”.

LEXO EDHE: Thaçi: Shqetësues numri i aksidenteve në rrugët e Kosovës, të tregohemi të gjithë të kujdesshëm

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për tragjedinë në komunikacion në magjistralen Duhël - Suharekë ku humbën jetën pesë anëtarë të familjes Sadikaj. Në emër timin personal dhe të gjithë qytetarëve i shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes Sadikaj”, ka shkruar Haradinaj.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, Haradinaj, u ka bërë thirrje qytetarëve dhe bashkatdhetarëve për kujdes në vozitje dhe Policisë së Kosovës për vëmendje të shtuar për sigurinë në trafik, transmeton “Zeri.info”.

Postimi i plotë i Haradinajt pa ndërhyrje:

Me dhimbje të thellë mora lajmin për tragjedinë në komunikacion në magjistralen Duhël - Suharekë ku humbën jetën pesë anëtarë të familjes Sadikaj.

Në emër timin personal dhe të gjithë qytetarëve i shprehi ngushllimet më të sinqerta familjes Sadikaj.

Jemi bashkë, në ketë kohë dhimbjeje dhe trishtimi për të gjithë dhe u bëj thirrje qytetarëve dhe bashkatdhetarëve për kujdes në vozitje dhe Policisë së Kosovës për vëmendje të shtuar për sigurinë në trafik!