Thaçi: Shqetësues numri i aksidenteve në rrugët e Kosovës, të tregohemi të gjithë të kujdesshëm

Aktuale July 08, 2018 - 19:31
Lexoni më shumë detaje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ngushëlluar familjarët pas humbjes tragjike të pesë anëtarëve të familjes në magjistralen Duhël-Suharekë, transmeton “Zeri.info”.

LEXO EDHE: E tmerrshme: Përsëritet historia e familjes pas 29 vitesh

Thaçi përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, i ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe u ka bërë apel të gjithëve që të tregohen të kujdesshëm në komunikacion.

“Është shumë shqetësues numri i aksidenteve në rrugët e Kosovës, prandaj kërkohet një kujdes më i madh, si prej qytetarëve, ashtu edhe prej institucioneve përgjegjëse, për uljen e rrezikut të aksidenteve të komunikacionit dhe të fataliteteve nga këto aksidente”, ka shkruar ndër të tjera Thaçi, përcjell “Zeri.info”.

Postimi i plotë i Thaçit pa ndërhyrje:
 

Shumë e dhimbshme humbja e jetës së pesë anëtarëve të një familjeje, në mesin e tyre edhe fëmijë, sot në aksidentin tragjik në magjistralen Duhël-Suharekë.

U shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta të afërmve të tyre dhe gjithë qytetarëve të Komunës së Suharekës.

Është shumë shqetësues numri i aksidenteve në rrugët e Kosovës, prandaj kërkohet një kujdes më i madh, si prej qytetarëve, ashtu edhe prej institucioneve përgjegjëse, për uljen e rrezikut të aksidenteve të komunikacionit dhe të fataliteteve nga këto aksidente. HTH