Hoti: Qeveria e pakicës po e dëmton vendin

Aktuale July 05, 2018 - 10:31
Detajet

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka konfirmuar për gazetën “Zëri” që tryeza e fundit e partive politike do të thirret nga partia e tij për të zgjidhur krizën institucionale në vend.

“Tryeza përfundimtare e partive politike do të thirret së shpejti nga LDK-ja për t’i përmbyllur konsultimet me forcat politike në vend. Qëllimi i tryezës ka qenë dhe mbetet dakordimi i spektrit politik në Kosovë për të nxjerrë vendin nga kriza institucionale, e cila është thelluar muajt e fundit”, ka thënë Hoti.

LEXO EDHE: Tryezat politike nuk kanë të ndalur, kjo është partia që do ta organizojë tryezën e radhës

Hoti mes tjerash ka thënë që Qeveria aktuale është qeveri e pakicës dhe kjo gjë është duke e dëmtuar vendin.

 “Qeveria e pakicës duket se është insistuese të qëndrojë në pushtet, pavarësisht se nuk ka fuqi politike për të qeverisur. Ky mentalitet i qeverisjes është duke e dëmtuar sistemin demokratik në vend, po e përkeqëson çdo ditë e më shumë qëndrueshmërinë fiskale të vendit përmes vendimeve të dëmshme për shpenzime të motivuara mbi baza të interesit individual dhe po i vonon reformat e nevojshme për integrim evropian”, ka thënë ai. /ZERI

LEXO EDHE: Partitë vazhdojnë me tryezat e kota