Hoxhaj uron Sebastian Kurz për marrjen e presidencës së BE-së nga Austria

Aktuale July 01, 2018 - 13:32
Detajet

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj përmes një postimi  në rrjetin social “Twitter”, ka uruar kancelarin austriak Sebastian Kurz për marrjen e presidencës së Bashkimit Evropian nga Austria, transmeton “Zëri.info”.

Hoxhaj po ashtu ka thënë që kjo gjë është e rëndësishme edhe për Kosovën dhe Ballkanin perëndimor për rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian.

LEXO EDHE: Thaçi uron Austrinë për marrjen e kryesimit të BE-së, falënderon Bullgarinë për mbështetjen ndaj Kosovës

Ja postimi I plotë I tij:

“Urime Sebastian Kurzit për marrjen e presidencës së BE-së nga ana e Austrisë për vitin 2018. Momentum i rëndësishëm për Kosovën dhe rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt BEsë. Suksese në detyrat dhe sfidat e reja”. /ZËRI