Thaçi uron Austrinë për marrjen e kryesimit të BE-së, falënderon Bullgarinë për mbështetjen ndaj Kosovës

Aktuale July 01, 2018 - 12:59
Detajet

Gjatë ditës së sotme presidencën e Bashkimit Evropian do ta marr shteti i Austrisë, shkruan “Zëri.info”.

Lidhur me këtë ngjarje presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në “Facebook”, ka uruar Austrinë për marrjen e kësaj pozite, teksa ka falënderuar Bullgarinë për punën që ka bërë dhe për mbështetjen që ky shtet i ka dhënë Kosovës gjatë udhëheqjes së saj.

LEXO EDHE: Austria merr sot presidencën e radhës së BE

Ja postimi i plotë i tij:

“Presidenca e BE-së nga Bullgaria dhe Samiti i Sofjes ishin një sukses i plotë dhe një hap i madh përpara drejt jetësimit të aspiratës sonë për anëtarësim në BE. E falënderoj kryeministrin bullgar, Boyko Borissov, për rolin dinamik në mbështetje të shteteve të Ballkanit Perëndimor, në gjashtë muajt e fundit të kryesimit të presidencës.

Presidencën e BE-së tani e merr një shtet tjetër mik i Kosovës, Austria. Unë kam besim të plotë në vizionin dhe energjinë e kancelarit austriak, Sebastian Kurz, për të shtyrë përpara agjendën evropiane të shtetit tonë dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Ne duhet të vazhdojmë me zbatimin e reformave të rëndësishme politike dhe ekonomike, të nevojshme në rrugën e pakthyeshme drejt anëtarësimit në BE”. /ZËRI