‘Ushtria e Kosovës s’e kërcënon Serbinë’

Aktuale June 11, 2018 - 12:13
Mësojeni se kush thotë kështu

Analisti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, në një intervistë dhënë për gazetën “Zëri”, ka thënë se Kosova ka nevojë për ushtri.

Sipas tij, nevoja e themelimit të ushtrisë nuk është vetëm për mbrojtje, por edhe për pjesëmarrje në misionet ndërkombëtare dhe për kompletimin e sovranitetit.

LEXO EDHE: Serwer: Asociacioni, pa kompetenca ekzekutive

Zëri: Procesi i formimit të ushtrisë së Kosovës ka vite që ka ngecur për shkak të kundërshtimit të deputetëve serbë në Kuvend dhe të Qeverisë së Serbisë. Si të arrihet kompromisi me serbët dhe a është opsion vazhdimi i formimit të ushtrisë në kundërshtim me rekomandimet e partnerëve ndërkombëtarë?

Serwer: Unë mendoj se Kosova ka nevojë për një ushtri, jo vetëm për mbrojtje, por edhe për pjesëmarrje në misionet ndërkombëtare dhe për kompletimin e sovranitetit. Unë nuk shoh se si ajo do të kërcënonte Serbinë, e cila gjithmonë do të mbetet shumë më e fortë në aspektin ushtarak sesa Kosova. Duhet të jetë absolutisht e qartë se nuk do t’i kërcënojë as serbët brenda Kosovës. Por unë mendoj se kjo (ushtria) është plotësisht e realizueshme....(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Gazetës Zëri si dhe në versionin Online me parapagim në online.zeri.info)