Serwer: Asociacioni, pa kompetenca ekzekutive

Aktuale June 11, 2018 - 10:33
Lexoni më shumë detaje

Gjatë fazës përfundimtare të dialogut Prishtina dëshiron të vazhdojë me themelimin e ushtrisë, përderisa Beogradi me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Analisti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ka theksuar se, Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe vështirë se mund të marrë vendime ekzekutive.

LEXO EDHE: Serwer: Për ulësen e Kosovës në OKB vendos Moska, jo Beogradi

Zëri: A duhet pranuar si zgjidhje kompromisi Marrëveshjen që Asociacioni i Komunave Serbe të ketë kompetenca ekzekutive, siç ishte nënshkruar fillimisht Marrëveshja në Bruksel, ndonëse Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se kjo marrëveshje shkel Kushtetutën?

Serwer: Unë jam me Gjykatën Kushtetuese. Unë gjithashtu mendoj se do të jetë e vështirë për Asociacionin që të marrë vendime ekzekutive, pasi interesat e komunave të ndryshme serbe janë të ndryshme....(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Gazetës Zëri si dhe në versionin Online me parapagim në online.zeri.info)