Gani Geci i reagon Xhavit Halitit: Dëshmove se keni vrasës në mesin e juaj

Aktuale May 25, 2018 - 17:49
Lexo detajet

Deklarata e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës Xhavitit Halitit,  se e ka mbrojtur dhe  shpëtuar Bujar Bokoshin në kohën e luftës, ka ngjallur reagimin e bashkëluftëtarit të Halitit, Gani Gecajt.

Ai ka thënë se pikërisht kjo deklaratë e Halitit dëshmon se në mesin e këtij grupi ka pasur persona që kanë vra njerëz, dhe ka pasur persona që kanë shpëtu njerëz.

Geci madje ka thënë se lista e personave qe sipas tij grupi i Xhavit Haliti ka dashur ti vras është shumë e gjatë dhe nuk kanë mujt me i shpëtu të gjithë, por se dikush ka dhanë pare për mos me vra, dhe kështu kanë shpëtuar.

Më poshtë e keni të plotë reagimin e Gecit pa ndërhyrje.

Deklarata e Xhavitit Halitit se e ka shpëtua Bujar Bokoshin mos me e vra, është një e vërtetë që dëshmon se në mesin e njerëzve të tyre ka patur vrasës dhe se ata kanë mundur dikend me vra e dikend me shpëtu.

Lista me emra të atyre që këta kanë pas në plan me i vra, ka qenë e gjatë dhe nuk kanë mujt me shpëtu të gjithë, por dikush ka dhanë parë mos me u vra e me shpëtu.

Unë e përgëzoj Xhavit Halitin që po e thotë të vërtetën, edhe pse gati 20 vjet me vonesë.

Sipas kësaj del se nuk ka mujt askush me ruajt as Ahmet Krasniqin e as mua sepse sipas Komunikatës nr 59 të Shtabit të Përgjithshëm, një pjesë e pareve të mbledhura për luftë, ma vonë iu dhanë vrasësve me pages për me i vra kundërshtarët politikë. Me këto pare mi kanë vra edhe dy shokët e mi, Besim Dajakun e Bekim Kastratin dhe mua më kanë plagosë.

Ai shtabi i Xhavitit e i Hashimit asnjëherë nuk u distancuan nga Komunikata nr.59 e shtabit të UDB-së brenda UÇK-së dhe asnjëherë nuk kërkuan falje për dëmet që komunikata Nr. 59 i shkaktoi familjes tonë ku si pasojë pati dy të vrarë e një të plagosur

Ma në fund u kuptua se ata që munden me të shpëtu, munden edhe më të vra!

Xhaviti e paska shpëtu Bujarin Bukoshin

Azem Syla e ka shpëtua Fahredin Gashin

Fatmir Limaj e ka shpetu një person, emrin ia kam lexu në një letër në media.

Pra, këta edhe kanë pasë mundësi me të vra edhe me të shpëtu!.