Aktuale

Ekipi menaxhues për ASK-në takohet me dekanin e Universitetit paralel të Prishtinës në Mitrovicë

Ekipi menaxhues për ASK-në takohet me dekanin e Universitetit paralel të Prishtinës në Mitrovicë
16 maj 2018 • 16 : 22

Detajet e takimit

Ekipi menaxhues për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është takuar me dekanin e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës me seli në pjesën veorire të Mitrovicës, Vlladan Mihajloviq.

Në njoftimin për media thuhet se në takim është folur për strukturën dhe përmbajtjen e projekt-statutit të “Bashkësisë” dhe shumë aspekte të tjera ligjore rreth hartimit të statutit.

LEXO EDHE: Samiti i Sofjes e kthen Listën Serbe në Qeverinë Haradinaj

“Dekani Mihajloviq ka vlerësuar se pa ndryshim të Kushtetutës së Kosovës nuk mund të vendoset baza e vlefshme ligjore për funksionimin e Bashkësisë së komunave serbe në përputhje me atë që ishte rënë dakord në Bruksel”, thuhet në njoftim, transmeton “Zeri”.info”.

Në anën tjetër, siç bëhet e ditur përfaqësuesit e ekipit menaxhues kanë shpjeguar se autoriteti i pavarur që ka marrë mandatin nga Bashkimi Evropian dhe fushëveprimi dhe mandati i të cilit është përcaktuar me marrëveshjet e arritura në procesin e dialogut të Brukselit.

“Është specifikuar se Prishtina, ose cilido tjetër, nuk ka mandat të kontrollojë ose drejtojë punën e ekipit menaxhues, por vetëm me kërkesën e tij, me anë të vetëqeverisjeve lokale dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, mund të ofrojë mbështetje në punën, që ka qenë dhe kornizë për mbajtjen e takimit të sotëm”, thuhet në këtë njoftim. /Zëri//

© zëri.info