Çdo sulm ndaj Kosovës është sulm ndaj NATO-s

Aktuale May 07, 2018 - 09:44
Lexoni më shumë detaje

Derisa KFOR-i është në Kosovë çdo agresion ndaj vendit është agresion ndaj KFOR-it e ndaj NATO-s.

Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën Zërikomandanti i KFOR-it, Salvatore Cuoci, duke komentuar kërcënimet e mundshme të Rusisë në Kosovë e duke i marrë parasysh përplasjet e vazhdueshme të saj me NATO-n.

LEXO EDHE: KFOR-i, i gatshëm të ndihmojë në arrestimet e Speciales

Zëri: A është e kërcënuar Kosova nga jashtë, përkatësisht si e shihni rrezikun nga Rusia pas përplasjeve të vazhdueshme me NATO-n?

Cuoci: NATO-ja është këtu. Në parim KFOR-i është NATO dhe derisa KFOR-i të jetë këtu çdo agresion në vend do të jetë një agresion ndaj KFOR-it e ndaj NATO-s gjithashtu. Unë nuk mendoj se do të ketë një kërcënim të drejtpërdrejtë për Kosovën. Mund të kemi një influencë ruse sigurisht, por kjo është pjesë e politikave ndërkombëtare që çdo vend i ndërmerr dhe në thelb momentalisht nuk shohim një kërcënim real nga Rusia në Kosovë. Nëse kjo do të ndodhë sigurisht që KFOR-i është këtu dhe ne do të kujdesemi edhe për këtë, si dhe NATO-ja do të kujdeset për këtë...(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Gazetës Zëri si dhe në versionin Online me parapagim në online.zeri.info)