Krasniqi: Ende s’kemi dërguar emër të përfaqësuesit në KQZ

Aktuale April 30, 2018 - 13:34
Lexoni më shumë detaje

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi për Zërin ka thënë që kjo parti, por as edhe koalicioni PAN në tërësi nuk kanë dërguar ende emrin e përfaqësuesve të tyre në KQZ, shkruan"Zeri.info".

“Ende nuk kemi dërguar emrin e përfaqësuesit tonë”, ka thënë Krasniqi për “Zërin”.

LEXO EDHE: PAN-i, telashe për përfaqësuesit në KQZ

Në lidhje më ndarjen e përfaqësuesve në mes koalicionit PAN, ai nuk ka dhënë përgjigje.

Kujtojmë që në mandatin e kaluar Partia Demokratikë e Kosovës në KQZ ka pasur dy përfaqësues ndërsa tani në tërësi koalicioni PAN i ka po dy përfaqësues. /ZËRI