Deda: Duhet ta zëmë trenin e fundit për viza

Aktuale April 19, 2018 - 14:52
Lexo detajet

Ilir Deda, anëtar i Komisionit për Integrime Evropiane, ka konsideruar se raporti i progresit nuk ka qenë i mirë sa duhet, porse sipas tij, sa u takon kritereve për liberalizim të vizave ka pasur përparim, raporton “Zëri.info”.

“Raporti është i keq, por sa u përket kritereve për liberalizim, evoluimi ka qenë pozitiv”, ka deklaruar ai, duke bërë thirrje që sa më parë të miratohet ligji për konfiskim të pasurisë së paligjshme. Kjo pasi sipas Dedës, vetëm përmes kësaj do ta arrinim trenin e fundit për liberalizim.

LEXO EDHE: Pacolli-Hoxhës: Na ke gënjyer!

“Çka na duhet është që gjatë këtij muaji ta aprovojmë ligjin për konfiskim të pasurisë së paligjshme. Mos harroni jemi në trenin e fundit për liberalizimin e vizave. Sa iu përket kritereve teknike 99% janë plotësuar dhe kjo është pozitive. Nuk guxon që këtë ta presë 3-4 maji. Ligji për konfiskim të pasurisë së paligjshme është prioritet”, ka theksuar Deda, raporton tutje "Zëri.info". 

Ai më tej, ka thënë se Alternativa dhe LDK (të cilat janë partnerë aktualisht), do të vazhdojnë të lobojnë për heqje vizash.

“Do të vazhdojmë të lobojmë për vendim pozitiv të shteteve anëtare”, ka nënvizuar ai./Zeri