Pacolli-Hoxhës: Na ke gënjyer!

Aktuale April 19, 2018 - 14:50
Lexoni më shumë detaje

Fitore Pacolli, anëtare e Komisionit për Integrime Evropiane nga Lëvizja Vetëvendosje, ka kritikuar ministren e Integrimit Dhurata Hoxhën, pas publikimit të Raportit të Progresit për Kosovën, raporton zeri.info.

Me këtë rast, Pacolli ka thënë se Hoxha ka përgjegjësi të dyfishtë sa i përket ngecjeve.

Me këtë rast, ajo ka akuzuar të parën e MIE-së se ka gënjyer vazhdimisht kur ka thënë se janë plotësuar kriteret e vëna nga BE-ja.

LEXO EDHE: ‘Raporti BE-së dëshmoi ngecje të shumta’

“Edhe për luftimin e krimit e korrupsionit keni theksuar se Kosova i ka përmbushur kushtet. Raporti konstaton se luftimi i korrupsionit është sfidë për Kosovën. Mbetet shqetësim se korrupsioni ende është problem për Kosovën. Ju rrjedhimisht keni gënjyer qytetarët se keni plotësuar kriteret. Në këtë komision keni deklaruar se keni plotësuar kriterin për luftimin e krimit dhe korrupsionit. Edhe këtu dua përgjigje ministre, pse na keni gënjyer?”, ka potencuar Pacolli.

Ndërkohë, gjatë raportimit para komisionit Hoxha ka vlerësuar se në raportin e progresit janë theksuar shumë të arritura për Republikën e Kosovës./Zeri/