‘Raporti BE-së dëshmoi ngecje të shumta’

Aktuale April 19, 2018 - 14:33
Lexo detajet

Anëtari i Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, Armend Zemaj, ka konsideruar se raporti i progresit nuk ka pasur të arritura të shumta, përkundrazi sipas tij, raporti përbëhet nga ngecje të shumta, veçmas në sistemin e sundimit të ligjit, raporton “Zëri.info”.

Me këtë rast, ai ka thënë se në këtë raport si dy mangësi mjaft të dukshme janë përmendur edhe tentimi për ta zhbërë Gjykatën Speciale, si dhe dëbimi i shtetasve turq nga Kosova.

Zemaj gjatë fjalës së tij, ka theksuar se mangësi ka pasur edhe sa i përket agjendës evropiane.

 “Është e qartë që raporti akoma nuk e ka marrë trajtimin institucional. Si çdo raport tjetër edhe ky raport tregon mangësitë në integrimin evropian”, ka deklaruar ai, raporton tutje "Zëri.info". 

Sipas tij, lufta kundër krimit e korrupsionit duhet të jetë parësore, me të cilën duhet të merren institucionet e vendit.

“Atë që ju po e quani progres, duhet të jemi të sinqertë, gjithçka që flitet për progres i takon fillim vitit 2017. Detyrimet që është dashur të përmbushen janë të vogla, sidomos në atë që dëshirojmë ta shohim Kosovën drejt luftimit të krimit e korrupsionit”, ka potencuar ai gjatë mbledhjes së komisionit. /Zeri