Hasani merr pjesë në themelimin e dy nëndegëve të NISMA’s në Kaçanik

Aktuale April 14, 2018 - 22:59
Lexo detajet

NISMA Socialdemokrate ka themeluar edhe dy nëndegë në qytetin e Kaçanikut.

Në themelimin e këtyre dy nëndegëve ka marrë pjesë edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ministri Hasani ka thënë se kjo parti po shtrihet çdo ditë e më shumë anekënd Kosovës.

“Njerëz me vullnet të mirë çdo ditë po i bashkohen radhëve tona në çdo lagje, fshat e qytet” ka thënë ai.

Postimi i plotë i ministrit Hasani:

NISMA Socialdemokrate po shtrihet çdo ditë e më shumë anekënd Kosovës.

Njerëz me vullnet të mirë çdo ditë po i bashkohen radhëve tona në çdo lagje, fshat e qytet. Sot bashkë me strukturat e degës së NISMA në Kaçanik, themeluam edhe dy nëndegë të reja në këtë qytet, ku u zgjodhën edhe kryetarët e tyre, Naim Runjeva edhe Lulzim Kuka.

Faleminderit Kaçanik për mbështetjen dhe mikpritjen! Së shpejti edhe shumë qytetarë të tjerë do t’i bashkohen NISMA’së në Kaçanik.

Image