Reagon Haradinaj për sulmin në Gjermani

Aktuale April 07, 2018 - 20:29
Ja çfarë ka thënë ai

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’, ka shprehur përkrahjen e tij për shtetin Gjerman pas sulmit i cili ndodhi sot në këtë shtet, ku mbetën së paku katër persona të vdekur  përfshirë edhe sulmuesin dhe shumë të tjerë të lënduar, transmeton “Zëri.info”.

LEXO EDHE: Pacolli dënon sulmin në Gjermani

Ja postimi i plotë i tij:

I prekur nga sulmi i tmerrshëm në Munster të Gjermanisë. Jemi pranë popullit dhe Qeverisë gjermane në këto çaste të vështira dhe ndajmë dhembjen me familjet e viktimave.

RH. /ZERI/

LEXO EDHE: Pacolli: Nuk kemi informata nëse ka kosovarë të lënduar në sulmin në Gjermani