Pacolli dënon sulmin në Gjermani

Aktuale April 07, 2018 - 18:57
Ai tregon se ku mund të kërkojnë ndihmë kosovarët që mund të jenë prekur nga sulmi

Ministri i Punëve të Jashtme,  Behgjet Pacolli ka dënuar sulmin në qytetin Munster të Gjermanisë, ku humbën jetën disa persona e shumë të tjerë u plagosën, teksa ka treguar se ku mund të kontaktojnë qytetarët e Kosovës që mund të jenë prekur nga ky sulm, transmeton "Zëri.info".

LEXO EDHE: Sulmi në Gjermani, MPJ jep numrin kontaktues për kosovarët atje

Pacolli ka thënë se qytetarët e Kosovës që kanë mundur të preken nga ky sulm për çdo lloj ndihmë mund të kontaktojnë numrin emergjent të konsullatës së Kosovës në Frankfurt +49 176 681 497 36. 

Postimi i plotë i tij:
Dënoj sulmin e ulët dhe qyqar, që ndodhi sot në qytetin Munster të Gjermanisë, ku sipas raportimeve të para humbën jetën disa njerëz e shumë të tjerë mbetën të plagosur.
I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve që humbën më të dashurit e tyre, ndërsa të lënduarve shërim të shpejtë.
Kosova qëndron me Gjermaninë në këto momente të vështira.
Qytetarët e Kosovës që kanë mundur të preken nga ky sulm për çdo lloj ndihme mund të kontaktojnë në këtë numër emergjent të Konsullatës së Republikës së Kosovës në Frankfurt. +49 176 681 497 36.
/ZERI