Pacolli: Nuk kemi informata nëse ka kosovarë të lënduar në sulmin në Gjermani

Aktuale April 07, 2018 - 19:10
E Fundit

Zëvendëskryeministri dhe njëherësh Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, për “Zëri.info”, ka konfirmuar se ende nuk dihet nëse ndonjëri prej të vdekurve ose të lënduarve, në sulmin në Gjermani është nga Kosova.

LEXO EDHE: Pacolli dënon sulmin në Gjermani

“Jemi ende duke hulumtuar dhe dujke pritur informata, në lidhje me këtë sulm, mirëpo deri më tani nuk kemi ndonjë informatë nëse ndonjë kosovarë është i lënduar ose i vdekur”, ka thënë Pacolli për “Zërin”. /ZËRI