Zeka: VV po rrinë urtë sepse nuk kanë vjedhur

Aktuale March 16, 2018 - 11:56
Lexo detajet

Deputeti nga radhët e Nismas reagoi për fondin “vendlindja thërret”, në të cilin pretendon që është keqpërdorur nga partitë në pushtet në atë kohë, raporton “Zëri.info”.

“Avdullah, rrini në sallë e dëgjoni sepse derisa flisja unë ti ishe duke folur para gazetarëve. Nuk të akuzova as ty as Lumir Abdixhikun. I kam letrat që kanë kërkuar me i kthye parët mbrapsht me çfarë logjike mbroni hajnin. Bashkë keni vjedhur nuk po them që ti ke vjedh sepse nuk kam fakte. Pse nuk reagoi Xhavit Haliti se nuk ka vjedh, nuk është marrë me atë”, tha Zeka duke iu drejtuar shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hotit.

LEXO EDHE: Dardan Molliqaj: Mos bëni zhurmë

Ai po ashtu gjatë fjalës së tij tha se Vetëvendosje po qëndron e qetë pasi që nuk kanë vjedhur në atë fond.

“Edhe këta të Vetëvendosjes qysh rrinë urtë sepse nuk kanë vjedh, nuk ju ka ardhur rendi me vjedh”, tha ai.