Dardan Molliqaj: Mos bëni zhurmë

Aktuale March 16, 2018 - 11:24
Lexo detajet

Deputeti Dardan Molliqaj iu kundërpërgjigj Kadri Veselit, lidhur me kërkesën e tij ndaj deputetëve që të mos flitet për rastet gjyqësore në Kuvend, duke e quajtur atë “një budallaki” raporton “Zeri.info .

“Unë nuk besoj që nuk duhet të diskutohet për rastet gjyqësore, kjo është budallaki në vete, ky Kuvend ka diskutuar për rastin ndaj Kuvendit dhe janë sulmuar deputetët tonë më shumë nga PDK-ja por edhe nga LDK-ja. Ajo që tha Frashëri është e drejtë,  kur Gjykata nuk po ju kryen punë ju po folni”, tha Molliqaj duke iu drejtuar PDK-së dhe disa deputetëve të LDK-së.

Duke folur për këtë çështje në Kuvend, kishte replika nga deputetët e tjerë gjë që bëri që Molliqaj të iu kërkoj deputetëve që të mos bëjnë zhurmë.

 “Mos bëni zhurmë kadale”, tha ai.

Ai gjithashtu iu drejtua Veselit duke I thënë se nuk është me rëndësi se çka mendoj unë për ju, por vetëm kërkova që precedentin që e krijuat  ju, e kërkova që ta respektoni./ZERI