Aktuale

Hoxhaj e pranon që s’ka vota për demarkacionin: Por ja ku janë shpresat

Hoxhaj e pranon që s’ka vota për demarkacionin: Por ja ku janë shpresat
13 mars 2018 • 13 : 20

Hoxhaj tregon se kur do të mbahet seanca për Demarkacionin

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, është shprehur i bindur se seanca për demarkacionin do të mbahet këtë javë. Ai tha se janë afër arritjes së konsensusit mes partive dhe kjo do të jetë javë vendimtare për përfundimin e çështjes së demarkacionit.

Madje Hoxhaj thotë se edhe partitë politike që përfaqësojnë komitetin serb do të votojnë pro kësaj ujdie, raporton Ekonomia Online.

“Të gjithë partnerët qe jemi në qeveri, partitë politike, që përfaqësojnë qytetarët në Kosovë dhe partitë politike që përfaqësojnë komunitetet serbe dhe jo serbe do të votojnë pro kësaj marrëveshje. Jem afër një konsensusit të plotë politikë me partnerët në Qeveri, por në të njëjtën kohë edhe me deputetë të tjerë të cilët do të duhet ta votonin këtë marrëveshje”, ka deklaruar Hoxhaj.

Por ai ka thënë se ende nuk dihet një datë e saktë se kur do të mbahet seanca për votimin e Demarkacionit. “Kur mund të ftohet seanca dita e saktë i takon kryetarit dhe kryesisë së Kuvendit meqenëqë është një seancë ku duhet një mbështet e deputetëve mbi 80 vota dhe meqenëse duhet një koordinim se kush mund të jetë prej deputetëve në Prishtinë ose nuk mund të jetë”, deklaroi ai.

© zëri.info