BDI-ja shpall fitoren në Tetovë

BDI-ja shpall fitoren në Tetovë

Aktuale May 08, 2024 - 21:03

Sot në Maqedoninë e Veriut, janë mbajtur dy procese zgjedhore.

Është zhvilluar rundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe po ashtu edhe ato parlamentare.

Kjo ngjarje me rëndësi është mbuluar nga tri ekipe të Klan Kosovës.

Gazetarja Qëndresa Tërshani, ka raportuar se Bashkimi Demokratike për Integrim dhe partnerët e koalicionit “Fronti Evropian”, e kanë shpallur fitoren në Tetovë.

Nënkryetari i BDI-së Arbër Ademi, ka thënë se kjo fitore është historike.

Në këtë zonë sipas Këshillit Shtetëror të Zgjedhjeve, 53 për qind e qytetarëve kanë votuar për zgjedhjet parlamentare, derisa vetëm 32 për qind e tyre kanë votuar për president.

Rezultatet e para pritet të publikohen para mesnatës.

Kështu deklaroi në një konferencë për media, nënkryetarja e KSHZ-së Ditmire Shehu.