Nis seanca e Kuvendit, VV kërkon që interpelanca për rastin Dehari të shtyhet për javën e ardhshme

Aktuale March 01, 2018 - 10:41

Ka nisur seanca plenare e Kuvendit. Në rend dite janë: Interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj, lidhur me vendimin e Qeverisë për rritjen e pagave të anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe debati parlamentar lidhur me Raportin e 100 ditëve të punës të Qeverisë e thirrur nga LDK.

LEXO EDHE: Interpelanca e Haradinajt me pesë deputetë në sallën e Kuvendit

Po ashtu ishte paraparë të mbahej edhe interpelancë për rastin e Astrit Deharit e thirrur nga lëvizja “Vetëvendosje”, mirëpo kjo pikë është kërkuar të shtyhet për javën e ardhshme nga vetë deputetët e kësaj Lëvizje. /ZËRI/