Dëshmitarët: Gati sa nuk u alivanosem në 'Mini Max-i'

Aktuale February 24, 2018 - 22:44

Pasi që kishin mbetur të bllokuar për gjysmë ore në ashensorin e Qendrës Tregtare “Mini Max-i” në lagjen "Arbëria" në Prishtinë, një dëshmitare tjetër ka treguar për ngjarjen e tmerrshme duke i parë njerëzit e ngujuar në ashensorin e kësaj Qendre.

Afërdita Berisha, një qytetare e cila e kishte parë nga afër këtë ngjarje, përmes rrjeteve sociale ka treguar për papërgjegjshmërinë e personave të këtij objekti për tu ofruar ndihmë rasteve emergjente.

LEXO EDHE: Tre fëmijë bllokohen në ashensorin e ‘ Mini Max-it’, i shpëtojnë zjarrëfikësit

Ajo ka shkruar se në ashensor nuk ka pasur ndriçim emergjent si dhe shkallë ndihmëse dhe që sipas saj, po mos të kishin qenë njerëzit tjerë jashtë objektit të intervenojnë, edhe pjesa tjetër e qytetarëve duke parë këtë ngjarje do të alivanoseshin.

Ajo po ashtu ka treguar se ka dëgjuar njerëzit brenda ashensorit duke kërkuar ndihmë. /Zëri/

Më poshtë gjeni komentin e saj:   

Image