Tre fëmijë bllokohen në ashensorin e ‘ Mini Max-it’, i shpëtojnë zjarrëfikësit

Aktuale February 24, 2018 - 20:12

Për rreth 30 minuta kanë mbetur të ngujuar shtatë klientë në mesin e tyre tre fëmijë, në ashensorin e Qendrës Tregtare ‘Mini Maxi’ në lagjen "Arbëria" në Prishtinë, raporton "Zëri.info".

Ashensori është bllokuar si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike, ndërsa askush nga stafi i këtij biznesi nuk ka reaguar për t’i nxjerrë nga ashensori klientët e tyre.

Në ashensor ka qenë i pranishëm edhe kryeredaktori i gazetës "Zëri", Lavdim Hamidi, me bashkëshorten dhe dy vajza të vogla.

Ai ka treguar se bashkë me ta në ashensor ka qenë edhe një foshje 15-muajshe, e cila vazhdimisht qante.

Sipas tij, disa herë e ka kontaktuar në telefon stafin e këtij biznesi, por që askush nuk përgjigjej.

‘Kemi mbetur rreth 30 minuta në ashensor, fëmijët vazhdimisht qanin. Fëmija më i vogël ka qenë një foshnje 15 muajshe. Ishte situatë shumë e vështirë, pasi që hapësira në ashensor filloj të mbetej pa ajër’, tregon ai tmerrin e përjetuar.

Hamidi sqaron se i ka kontaktuar Policinë, ndërsa këta të fundit kanë arritur bashkë me zjarrëfikësit dhe i kanë hapur dyert e ashensorit.

Ai kërkon nga inspektoratët përkatës që të marrin masa ndaj këtyre bizneseve të papërgjegjshme, pasi që, sipas tij, për gjysmë ore nuk kanë arritur ta aktivizojnë as gjeneratorin.

‘Paramendoni sikur të mos funksiononte as telefoni. Rreziku ka qenë shumë i madh që fëmijët të asfiksoheshin”, ka treguar Hamidi. /Zëri/

Image