Dalin pamjet nga darka në rezidencën e Pacollit

Aktuale February 04, 2018 - 21:39
Ja kush ishte i pranishëm

Janë publikuar edhe pamjet e darkës që është mbajtur në rezidencën e zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli në Hajvali.

Kjo darkë siç ka konfirmuar për “Zeri.info”, këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Avni Arifi, ka qenë darkë jo formale në të cilën kanë marrë pjesë i gjithë kabineti qeveritar.

Por në këtë takim nuk ka qenë i pranishëm Fatmir Limaj dhe ministrat e partisë së tij dhe arsyeja përse nuk ka marrë pjesë Limaj së bashku me ministrat e tij ende nuk është bërë e ditur, raporton "Zeri.info"

Mirëpo, në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe presidenti Hashim Thaçi.

LEXO EDHE: Pas darkës në rezidencën e Pacollit, reagon ‘Vetëvendosje’

Image