Arifi tregon se çfarë ndodhi në rezidencën e Pacollit

Aktuale February 04, 2018 - 20:31
Ja çfarë ndodhi në rezidencën e Pacollit në Hajvali

Këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Avni Arifi, e ka konfirmuar për “Zeri.info”, arsyen e darkës në rezidencën e zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli në Hajvali.

Ai ka thënë se kjo ka qenë një darkë informate e thirrur nga Pacolli, ku kanë qenë të ftuar të gjithë ministrat.

“Nuk ka tregim këtu. Kjo ka qenë një darkë informale e ftuar nga Behgjet Pacolli për të gjithë ministrat. Nuk ka asnjë fshehtësi tjetër këtu. Kjo është hera e dytë që ministrat mblidhen për qejf”, ka deklaruar Arifi për “Zeri.info”.

Sipas tij, kjo nuk është hera e parë që janë mbledhur të gjithë ministrat.

“Herën e parë nikoqir ka qenë kryeministri Haradinaj kurse tani zotëri Pacolli. Kjo ishte një darkë pa protokoll dhe pa kravatë”, ka treguar Arifi për “Zeri.info”.

LEXO EDHE: Ndryshon gjithçka nga takimi në rezidencën e Pacollit – Ja çfarë marrëveshje u arrit

Kujtojmë se më herët u raportua në media se në këtë darkë është arritur pajtueshmëri për ta votuar demarkacionin dhe se në këtë takim përpos kabinetit qeveritar i pranishëm ishte edhe presidenti Hashim Thaçi e kryeparlamentari Kadri Veseli. /ZËRI/