Vazhdon tollovia në trafikun e Prishtinës

Aktuale January 31, 2018 - 19:43

Pas vendimit të ditës së djeshme të Komunës së Prishtinës për ndalimin e qarkullimit të automjeteve në qendër të kryeqytetit, gjatë ditës së sotme ka pasur mjaftë kolona e tollovi në trafik, raporton “Zeri.info”.

Edhe në këto orë, vazhdon tollovia në trafikun e Prishtinës.

Në rrugën “Tirana”, në afërsi të rrethrrotullimit që të shpie për në lagjen “Arbëria”, është shkaktuar kolonë e gjatë.

LEXO EDHE: Ahmeti informon qytetarët se çfarë do të ndodh nesër në rrugët e Prishtinës

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor gjatë ditës së djeshme e morën këtë vendim për të ulur ndotjen e ajrit në kryeqytet.

LEXO EDHE: Anita Haradinaj kritikon ashpër institucionet, por edhe bashkëshortin e saj

“Zeri.info”, ju sjell fotografitë nga kjo tollovi e komunikacionit:

Image

Image

Image