Anita Haradinaj kritikon ashpër institucionet, por edhe bashkëshortin e saj

Aktuale January 31, 2018 - 19:26
Ja çfarë po kërkon nga Qeveria dhe institucionet Anita Haradinaj

Komuna e Prishtinës së bashku me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor gjatë ditës së djeshme morën vendim që të ndalohet hyrja e veturave nëpër qendër të qytetit, kjo për të vetmen arsye, për ta ulur rrezikun e ndotjes së ajrit në kryeqytet, raporton “Zeri.info”.

Mirëpo, në këtë vendim nuk përfshihet veturat zyrtare dhe disa kategori të tjera.

Kjo ka bërë që bashkëshortja e kryeministrit Ramush Haradinaj, Anita ta kundërshtoj këtë vendim, transmeton “Zeri.info”.

Anita përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se, është mirë që ky vendim të vlej edhe për të gjitha institucionet, përfshirë edhe Qeverinë.

Sipas saj, kjo do të ishte mënyra më e mirë që të gjithë punonjësit e institucioneve të siç ka shkruar ajo, privohen nga e drejta e lëvizjes së lirë dhe të provojnë kaosin ashtu siç ballafaqohen qytetarët çdo ditë, transmeton “Zeri.info”.

Postimi i plotë i Anitës pa ndërhyrje:

Une konsideroj qe perderisa qeveria, institucionet, ministresha, shefat e komunes shkojne me automjete ne pune ata kurre nuk kane me marr tundimin dhe me gjet zgjidhje per te ndihmuar ne ceshtjet e nje mjedisi me te paster e ne te njejten kohe ne qytetaret do te paguajm cmimin me eksperimente “emergjente” per te gjetur zgjidhjen e shumekerkuar!

Pra me cdo variant qytetaret po paguajne!

Idea ime eshte qe, si do te ishte sikur nje dite te vetme institucionalistat te privohen nga e drejta e levizjes se lire dhe ata te provojne kaosin, problemet e ecurise se punes rutinore dhe ndoshta kur vet ta vuajne edhe do te gjejne nje zgjidhje me shpejt!