Limaj: Kuvendi sot ka mundur te flas për kompaninë që iu falën 500 mijë euro tatime dhe ia mori Kosovës 5 milionë euro në Arbitrazh

Aktuale January 26, 2018 - 14:44

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj sot gjatë interpelancës se kryeministrit Haradinaj e thirrur nga grupi parlamentar i LDK-së për gjuajten me armë nga zëvendëskryeministri dhe ministri i diasporës, Dardan Gashi.

Ai këtë interpelancë e ka quajtur pa materie, duke theksuar se Kuvendi ka shumë çështje tjera me të cilat është dashur të merret.

Njëra ndër çështjet që sipas Limajt është dashur të diskutoheshin në Kuvend është se si kompania austriake OeSD, përfaqësuesit e së cilës u përfshinë në skandalin më të madh nga paslufta në Kosovë me pasaporta, përpos që ia mori buxhetit të vendin 5 milion euro, me vendim të Gjykatës së Arbitrazhit në Paris ka përfituar hiq më pak se 500 mijë euro nga falja e borxheve ndaj shtetit, për të cilën ka raportuar sot Gazeta “Zëri”.

“A e dini sa çështje në këtë vend janë pa trajtuar", tha tutje Limaj.

"Sot kemi mundur të flasim për shumë gjëra tjera. P.sh sot ka ndodh 500 mijë euro do t'i paguajë shteti i Kosovës për ato pasaportat, përveç 5 milion që i ka dhënë në arbitrazh, po edhe 500 mije tjera. Të paktën kështu janë zërat që duhet të konfirmohen apo jo”, ka thënë ai. /Zëri