Abdixhiku Veselit: Ti je SHIK-u, ti i ke fryrë listat e veteranëve

Aktuale October 25, 2017 - 17:14

Një debat i ashpër ka ndodhur në Kuvend mes Lumir Abdixhikut të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kreut të Kuvendit, Kadri Veselit, lidhur me listat e veteranëve, për të cilat Abdixhiku thotë se janë të fryra nga komandantët e UÇK’së, duke akuzuar Kadri Veselin e Hashim Thaçin për këtë lloj manipulimi.

Lumir Abdixhiku akuzoi qeverinë gjatë seancës plenare për rishikimin e buxhetit se po i  paguajnë veteranët e rrejshëm me paratë e sigurimeve shëndetësore.

Deputeti i LDK’së i tha ministrit të Financave, Bedri Hamzës, se nuk e fajëson atë për listat e veteranëve, por shefat e tij.

LEXO EDHE: Veseli – Abdixhikut: Ti e urren UÇK-në, mendjen e ke në Serbi

“Disa manipulantë sikurse ti i kanë fry listat edhe ikin”, ka thënë Veseli, duke i kërkuar Abdixhikut të flasë specifikisht se kush është mashtruesi këtu.

Kur Veseli i kërkoi të përmendte emra se kush i ka fryer listat, Abdixhiku doli në foltore, duke i akuzuar komandantët, përkatësisht, Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin për manipulime.

“Ti je SHIK’u, ti i ke fryrë nlistat e veteranëve”, ka thënë Abdixhiku.