Vuçiq: Haradinaj do të bëhet zëvendëskryeministër, e Veseli kryeministër

Aktuale April 27, 2017 - 14:14

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se pas lirimit të kreut të AAK-së Ramush Haradinajt, në Kosovë ekziston një plan i madh ku Kadri Veseli do të bëhet kryeministër e Ramush Haradinaj , zëvendëskryeministër.

Prandaj, sipas shefit të qeverisë serbe po ndodhin gjithë këto zhvillime dhe vendime politike, siç ishte kthimi i ish-komandatit të UÇK-së në Kosovë dhe mundësia e zgjedhjeve të shpejta parlamentare në Kosovë, raportojnë mediat serbe.

LEXO EDHE: Vuçiq: Lirimi i Haradinajt, vendim politik dhe qesharak

Vuçiq po ashtu ks thënë se shteti i tij i ka dërguar notën më të madhe protestuese Francës, por nuk e ka ndërmend t`i prishë raportet me shtetin francez, transmeton Klan Kosova.