Vuçiq: Lirimi i Haradinajt, vendim politik dhe qesharak

Aktuale April 27, 2017 - 13:47

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e ka quajtur qesharak, skandaloz, të turpshëm dhe joligjor lirimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai po ashtu ka thënë se ky vendim ishte politik dhe tani ekipi ligjor i Serbisë do ta analizoj atë.

“Do të ishte qesharake po të mos ndihesh keq dhe i pikëlluar në këso momente”, ka thënë Vuçiq, shkruan B92, transmeton zeri.info.

Ai ka treguar edhe njëherë se Serbia ka dërguar të gjitha dokumentet e nevojshme për ekstradimin e ish kryeministrit të Kosovës.

Vendimi ne gjykatës franceze, Serbia nuk do të ketë më të drejt ta apeloj. /Zeri/