Sapo nis numërimi në Mitrovicë, gjendet edhe një fletëvotim i dyshimtë

Sapo nis numërimi në Mitrovicë, gjendet edhe një fletëvotim i dyshimtë

Zgjedhjet Lokale 2025 November 11, 2025 - 17:49

Në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicën e Jugut po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve, pas vendimit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për rifillimin e këtij procesi.

Gjatë numërimit, komisionerët kanë hasur në një rast tjetër të parregullsie, ku numri serik i fletëvotimit nuk përputhet me numrin serik të vendvotimit. Kutia mban numrin 110405, ndërsa fletëvotimi që është gjetur brenda saj mban numrin 110404.

Sipas komisionerëve, vota në këtë rast ishte për kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, Faton Peci.

Procesi i numërimit në Qendrën Komunale të Numërimit po zhvillohet nën mbikëqyrjen e vëzhguesve të subjekteve politike dhe përfaqësuesve të institucioneve përkatëse./EO