Tahiri falënderon mitrovicasit për përkrahjen që ia dhanë, uron edhe Pecin
Foto: Facebook

Tahiri falënderon mitrovicasit për përkrahjen që ia dhanë, uron edhe Pecin

Zgjedhjet Lokale 2025 November 10, 2025 - 10:59

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, i ka falënderuar qytetarët për përkrahjen që ia dhanë atij në këto zgjedhje.

Tahiri tha se do ta respektojë vullnetin e qytetarëve.

“Ju falënderoj të gjithëve për besimin dhe përkrahjen që më dhatë në garën për Kryetar të Mitrovicës. Ishte një privilegj i madh të jem pjesë e një procesi demokratik që dëshmoi pjekurinë tonë politike dhe kulturën e lartë qytetare. Rezultati i zgjedhjeve është shprehje e vullnetit tuaj dhe ky vullnet do ta ketë gjithmonë respektin tim”, ka shkruar Tahiri në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Ai e uroi edhe kundërkandidatin e tij Faton Pecin për fitoren.

“Urime kundërkandidatit tim për fitoren! I uroj suksese në punën e tij për Mitrovicën. Unë do të vazhdoj të jem në shërbim të Mitrovicës dhe të të gjithë qytetarëve, me ndershmëri, përkushtim dhe dashuri për qytetin tonë, si gjithmonë. Faleminderit!”, theksoi ai.

Reagimi i plotë i Tahirit, pa ndërhyrje:

Qytetarë të Mitrovicës,

Ju falënderoj të gjithëve për besimin dhe përkrahjen që më dhatë në garën për Kryetar të Mitrovicës. Ishte një privilegj i madh të jem pjesë e një procesi demokratik që dëshmoi pjekurinë tonë politike dhe kulturën e lartë qytetare.

Rezultati i zgjedhjeve është shprehje e vullnetit tuaj dhe ky vullnet do ta ketë gjithmonë respektin tim.

Urime kundërkandidatit tim për fitoren! I uroj suksese në punën e tij për Mitrovicën.

Unë do të vazhdoj të jem në shërbim të Mitrovicës dhe të të gjithë qytetarëve, me ndershmëri, përkushtim dhe dashuri për qytetin tonë, si gjithmonë.

Faleminderit! /Zëri