Sa vota patën Rama dhe Çeku në rundin e parë e sa në balotazh?
Foto: Laura Hasani

Sa vota patën Rama dhe Çeku në rundin e parë e sa në balotazh?

Zgjedhjet Lokale 2025 November 10, 2025 - 10:33

Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mori edhe një mandat në krye të Prishtinës.

Por, cili është dallimi mes rundit të parë dhe balotazhit.

Përparim Rama në rundin e parë në Prishtinë kishte pasur 35 mijë e 595 vota, ose 33,71%, kurse Hajrulla Çeku 35 mijë e 77 vota, ose 33,21%.

Në balotazh Rama arriti të marrë 46 mijë e 935 vota, ose 51.54%, kurse Hajrulla Çeku 44 mijë e 126 vota, ose 48,46%.