Kush, ku fitoi?
Pas dy orë e gjysmë nga mbyllja e qendrave të votimit, KQZ-ja ka publikuar rezultatet preliminare për 18 komunat të cilat votuan në raundin e dytë të 9 nëntorit.
KQZ-ja në kohë reale ka publikuar rezultatet preliminare në ueb faqen e saj në kohë reale, ndërsa në një konferencë për media, kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi njoftoi se rezultatet përfundimtare do të shpallen pasi të numëron votat e diasporës, të personave me nevoja të veçanta dhe votat me kusht, transmeton Zeri.info.
Bazuar në të dhënat preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të 9 nëntorit, rezultatet janë kështu:
LDK: Prishtinë, Pejë, Dragash, Viti dhe Junik
LVV: Mitrovicë e Jugut, Fushë-Kosovë, Gjilan dhe Obiliq
AAK: Gjakovë, Suharekë, Klinë dhe Rahovec
PDK: Prizren, Vushtrri dhe Kaçanik
LISTA SERBE: Kllokot
Partia turke KDTP: Mamushë
Më poshtë në menyrë grafike “Zëri” ju sjell kandidatët që fituan në balotazhin e 9 nëntorit: