Mbi 32%, pjesëmarrja në zgjedhje në rundin e dytë
Foto: Laura Hasani

Mbi 32%, pjesëmarrja në zgjedhje në rundin e dytë

Zgjedhjet Lokale 2025 November 09, 2025 - 19:38

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencë për media në lidhje me procesin e rundit të dytë të zgjedhjeve në 18 komuna.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka thënë se procesi i votimi ka shkuar në mënyrë të qetë dhe deri në mbylljen e qendrave të votimit nuk janë raportuar raste që mund të ndikojnë në procesin zgjedhor, transmeton Zeri.info.

Ai bëri të ditur edhe shifrat e daljes qytetarëve në këto zgjedhje.

Sipas tij, sot kanë marrrë pjesë në votim mbi 429 mijë qytetarë më të drejtë vote, apo 32.64% nga mbi 1.3 milion sa kishin të drejtë vote. /Zëri