Kurti: Çeku, kandidati më i mirë për kryetar që Prishtina e ka pasur ndonjëherë
Zgjedhjet Lokale 2025
November 06, 2025 - 23:24
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti njëherit kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka përgëzuar paraqitjen e kandidatit të kësaj partie, Hajrulla Çeku për kryetar të Prishtinës.
Ai ka thënë se Çeku dëshmoi se është kandidati më i mirë për kryetar që ka pasur Prishtina ndonjëherë.
“Paraqitja fantastike sonte e Hajrulla Çekut, e vërteton se ai është kandidati më i mirë për kryetar që Prishtina e ka pasur ndonjëherë. Shumë suksese e na priftë e mbara, Hajro!”, ka shkruar Kurti.
Pas debatit që dy kandidatët për Prishtinën, Përparim Rama dhe Hajrulla Çeku në TV Dukagjini anëtarët e LVV-së në rrejte sociale kanë shprehur mbështetje dhe përgëzime për të.