Rama e fton edhe Çekun t’i bashkohet në transformimin e kryeqytetit
Foto: Laura Hasani

Rama e fton edhe Çekun t’i bashkohet në transformimin e kryeqytetit

Zgjedhjet Lokale 2025 November 06, 2025 - 22:50

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka theksuar se vizioni i tij politik dhe qeverisës për kryeqytetin bazohet mbi partneritetin me qytetarët.

Gjatë debatit me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrullah Çeku, Rama tha se synimi i tij është që transformimi i Prishtinës të vazhdojë si një proces gjithëpërfshirës, në të cilin çdo qytetar mund të japë kontributin e vet.

“Koalicioni i jonë është me qytetarët e kryeqytetit për Prishtinën. Për transformimin e kryeqytetit. Dhe iu bëj ftesë të gjithë që të na bashkohen, edhe Hajrullahut. Uroj që edhe në menaxhimin tash katërvjeçar të na bashkohet në transformim të kryeqytetit”, ka thënë Rama në Rtv Dukagjini.