Peci për Tahirin: E festoi humbjen

Peci për Tahirin: E festoi humbjen

Zgjedhjet Lokale 2025 November 06, 2025 - 19:12

Kandidati i LVV-Guxo për kryetar të Mitrovicës Faton Peci, ka qenë i ashpër me kundërkandidatin e tij nga Partia Demokratike e Kosovës Arian Tahiri.

Peci ka thënë se festa e Tahirit, ka qenë e një humbësi.

“Kanë filluar t’i besojnë mashtrimit që e kanë përgatitur vet dhe kanë dalë edhe kanë festuar. Do të thotë është festa e parë e një humbësi në ndonjë komunë të Kosovës që del edhe feston humbjen”, deklaroi Peci në Klan Kosova.

Në rundin e parë të 12 tetorit, ai ka arritur t’i marrë 15 mijë e 830 vota apo 47.94 për qind.

Derisa Arian Tahiri i PDK-së njëherësh nënkryetari aktual i ka marrë 15 mijë e 708 vota apo 47.57 për qind.