Hyseni premton përfundimin e 11 projekteve kapitale mbi 1 milion euro në Gjilan

Hyseni premton përfundimin e 11 projekteve kapitale mbi 1 milion euro në Gjilan

Zgjedhjet Lokale 2025 November 06, 2025 - 16:22

Kandidati për kryetar të Gjilanit nga LVV-ja, Alban Hyseni, ka premtuar se 11 projekte kapitale, secila mbi 1 milion euro, të nisura gjatë mandatit të parë, do të përfundojnë gjatë mandatit të dytë.

Përmes një videomesazhi në Facebook, Hyseni njoftoi se projektet e filluara përfshijnë: Stacionin e Autobusëve, Qendrën Kulturore, Rrugën Hamdi Kurteshi, Qendrimin Ditor për të Moshuarit, renovimin e Sallës së Sportit, Shkollën e Mesme të Mjekësisë, Banimin e Përballueshëm dhe Social, Impiantin e Ujërave të Zeza, Projekti Flows, dhe Stadiumin e Qytetit – një ndër projektet më të rëndësishme për identitetin e Gjilanit.

“Këto janë investimet që po transformojnë qytetin, projekt pas projekti,” theksoi Hyseni.