Çitaku publikon shifra nga zgjedhjet lokale, PDK-ja e para me mbi 187 mijë vota
Zgjedhjet Lokale 2025
November 04, 2025 - 11:46
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka bërë me dije se kjo parti është renditur e para në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka publikuar një tabelë që PDK-ja renditet e para në nivel vendi me 187 mijë e 526 vota.
Ajo ka theksuar se më 9 nëntor do të vendoset fitorja e madhe e PDK-së.
“PDK. E para. E pathyeshme. E bashkuar. Prizreni, Mitrovica, Vushtrria, Kaçaniku, Dragashi dhe Klina të dielën do të kurorëzojnë fitoren e madhe”, shkroi ajo.