Kjo është platforma e KQZ-së për rezultatet preliminare dhe daljen në zgjedhje
Foto: Laura Hasani

Kjo është platforma e KQZ-së për rezultatet preliminare dhe daljen në zgjedhje

Zgjedhjet 2026 June 07, 2026 - 09:18

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar linkun e platformës elektronike për publikimin e rezultateve preliminare dhe statistikave për pjesëmarrjen në votime për çdo komunë, qendër votimi dhe vendvotim në zgjedhjet e parakohshme.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka dhënë detaje përmes një postimi në Facebook.

“ Në këtë platformë do të publikohen të dhëna për pjesëmarrjen e votuesve në votime në gjashtë orare (09:00; 11:00; 13:00; 15:00; 17:00 dhe 19:00) nga Qendrat e Votimit dhe rezultatet preliminare të subjekteve politike pas numërimit të fletëvotimeve në vendvotime. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, numërimi i fletëvotimeve të subjekteve politike të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës bëhet në vendvotim, pasi të përfundojë procesi i votimit, ndërkaq, numërimi i votave të kandidatëve për deputetë bëhet në Qendra Komunale të Numërimit”, shkroi ai.

KËTU mund t'i shikoni në kohë reale të gjitha përditësimet e fundit të KQZ-së. /Zëri