Viti i Ri ndal përkohësisht numërimin e votave
Foto: Laura Hasani

Viti i Ri ndal përkohësisht numërimin e votave

Zgjedhjet 2025 December 31, 2025 - 08:11

Procesi i numërimit të votave do të ndërpritet sot në orën 12:00 dhe do të rifillojë më 1 janar në orën 16:00, sipas vendimit të marrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ky orar është përcaktuar disa ditë më parë, në kuadër të organizimit të punës gjatë ndërrimit të viteve, duke paraparë një pauzë të shkurtër për festat e fundvitit.

Konkretisht, KQZ-ja ka vendosur që më 31 dhjetor numërimi të vazhdojë deri në mesditë, për t’u pezulluar për pjesën tjetër të ditës, ndërsa procesi do të rinisë pasditen e 1 janarit.

“Duke pasur parasysh faktin se jemi në periudhë festash, por edhe domosdoshmërinë që procesi i numërimit të mos ketë ndërprerje të gjatë, më 31 dhjetor do të punohet deri në orën 12:00, ndërkaq, puna në Qendrat Komunale të Numërimit do të vazhdojë më 1 janar, në orën 16:00”, ka treguar ditë më parë për “Zërin” Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.

Pavarësisht ndërprerjes së përkohshme, nga KQZ-ja kanë bërë të ditur se procesi do të vazhdojë sipas planit të parashikuar, duke garantuar transparencë dhe rregullsi në numërimin e votave.