Numërohen afro 70% të votave për deputetë, këta janë top pesë më të votuarit nga secila parti
Foto: Laura Hasani

Numërohen afro 70% të votave për deputetë, këta janë top pesë më të votuarit nga secila parti

Zgjedhjet 2025 December 31, 2025 - 07:54

Numërimi i votave të kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet e mbajtura të dielën e 28 dhjetorit po vijon ende.

Deri në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës është bërë numërimi i 68,95 për qind të votave, përqindje kjo e cila nuk e ka ndryshuar top-pesëshen e partive.

LVV: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati dhe Donika Gërvalla.

PDK: Bedri Hamza, Arian Tahiri, Përparim Gruda, Uran Ismaili dhe Sala Jashari.

LDK: Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami, Ukë Rugova, Avdullah Hoti dhe Doarsa Kica-Xhelili.

AAK: Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha dhe Agim Çeku.

KËTU mund t’i shihni në kohë reale përditësimet që bën KQZ-ja për numërimin e votave të kandidatëve.