Haradinaj voton në Gllogjan bashkë me nënën e tij

Haradinaj voton në Gllogjan bashkë me nënën e tij

Zgjedhjet 2025 December 28, 2025 - 09:13

I shoqëruara nga nëna e tij, Rukija, tashmë votën e ka hedhur edhe kryetari i AAK-së, njëherësh kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj.

Fillimisht votën e hodhi e nëna e tij, teksa në korridor pritej nga djali i saj Ramush Haradinaj.

“Unë me nënën Rukë, dhe Suzanën që është gruaja e Shkëlzenit por edhe me motrën Valbonën që ka ardhur prej Gjermanisë votuam në Gllogjan, ndërsa një pjesë e familjes votojnë në Prishtinë. U bëjë thirrje të gjithë qytetarëve të shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe të vendosin. Ky është vendimi më i madh që mund të marrin, t’i dalim krah gjithë Kosovës”, tha Haradinaj. /eo