Me veshje kombëtare ia mësyn qendrës së votimit

Me veshje kombëtare ia mësyn qendrës së votimit

Zgjedhjet 2025 December 28, 2025 - 08:58

Qytetari nga Ferizaj, Shukri Retkoceri, zgjodhi një mënyrë të veçantë për të shkuar dhe për ta dhënë votën e tij.

Ai shkoj atje i veshur me veshje kombëtare.

Retkoceri tha se këto ai i mban në ditët madhështore.

Ai theksoi se secili duhet ta shfrytëzojë të drejtën e votës.

“Vota është e shenjtë. Duhet të dalin dhe të votojnë…. patjetër”, theksoi Retkoceri për Klan Kosovën.