Lista Serbe nis votimin kolektiv në Mitrovicën e Veriut [video]
Foto: REL

Lista Serbe nis votimin kolektiv në Mitrovicën e Veriut [video]

Zgjedhjet 2025 December 28, 2025 - 08:37

Pjesëtarë të Listës Serbe, partisë më të madhe serbe në Kosovë, kanë dalë për të votuar në mënyrë kolektive nga qendra e Mitrovicës së Veriut, në krye me kryetarin e partisë, Zllatan Ellek.

Votimi kolektiv është bërë një praktikë e zakonshme sa herë që Lista Serbe merr pjesë në zgjedhje.

Image

Në garë për dhjetë vendet e rezervuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës, përveç Listës Serbe, janë regjistruar edhe Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit dhe Lidhja Kosovare e Goran Marinkoviqit.

Tëvë 1 sjell pamjet nga veriu i Mitrovicës: