Kaq qytetarë kanë të drejtë vote nëpër komuna
Zgjedhjet 2025
December 28, 2025 - 06:45
Qytetarët e Kosovës sot do t’i drejtohen kutive të votimit për t’i zgjedhur përfaqësuesit për legjislaturën e re të Kuvendit.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), numri i përgjithshëm i votuesve është 2 milionë e 76 mijë e 290 votues, derisa brenda territorit të vendit 1 milion e 999 mijë e 204 qytetarë, kurse jashtë saj 77 mijë e 86 votues.
Procesi brenda vendit do të zhvillohet në 948 Qendra të votimit me 2 mijë e 614 vendvotime.
Por, sa qytetarë kanë të drejtë votimi nëpër komuna?
Kryeqyteti prin me numrin e votuesve me 219 mijë e 516 persona, pastaj Prizren me 187 mijë e 233 qytetarë në listën e votuesve.
I treta renditet Ferizaj, me 121 mijë e 287 qytetarë.
Tabelën e plotë mund ta gjeni më poshtë:
